Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur fjalën e tij sot në seancën parlamentare ne Kuvend duke iu drejtuar opozitës atje për shkak se kjo e fundit nuk po voton marrëveshjet ndërkombëtare.
“Ka disa muaj që në këtë legjislatur të Kuvendit, qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrëveshje ndërkombëtare por për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë,” ka thënë Kurti.
Kurti iu drejtua opozitës duke i thënë se marrëveshjet në fjalë nuk janë as të dëmshme, por as nuk sjellin detyrime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.
“Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme, e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës.
Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta ose janë grante para falë, që nuk ka nevojë të kthehen fare dhe do të investohen në projekte zhvillomre që janë aq t rëndësishme për vendin tonë,” ka thënë Kurti.