Deputetja e PD-së, Flutura Açka iu përgjigj kryetarit të grupit Gazment Bardhi i cili tha se Lulzim Basha ndiqet vetëm nga dy ose tre deputetë pasi të tjerët e kanë braktisur.
“Dëgjove këtu se Basha ndiqet nga disa, nja dy. Një nga ata jam edhe unë. Unë jam në PD. Ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do u lë. Zoti Bardhi dhe kolegët e mi, i vetmi mëkat që kam unë është që nuk e kam qarë dot babën në PD prandaj anatemohem.
Juve (socialistëve) po ju kujtoj “KPD”-në e 2001-it. Ashtu qeshni edhe ju me ne. Por atë e bëri një Fatos Nano i dashuruar, këtu tre “B” (Berisha, Basha, Bardhi) të lënduar. Ose më mirë, tamam, dy “B” pak të tërbuar (Berisha-Bardhi) dhe njëri (Basha) i vaksinuar në Europë” tha ajo.