-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-“Veriu, toka e askujt”! Berisha kërkon Ramën: Ku je o pengu i Vuçiçit?

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se kryefjala e Kuvendit duhet të ishte deklarata e Edi Ramës, që e ka cilësuar si “superskandaloze për Kosovën” lidhur me veriun.

“Veriu është toka e askujt”. Këtë deklaratë që sipas Berishës e ka bërë Edi Rama. Për Berishën, Rama po kërkon që të shkëpusë veriun nga Kosova.

“Sot, kryefjala e parlamentit duhet të jetë, deklarata superskandaloze e Pashiqit shqiptar, se Kosova e veriut është toka e askujt. Nuk ka deklaratë më antishqiptare, nuk ka deklaratë më të shpifur se kjo deklaratë.

Por po ju pyes unë ju: secili prej jush që jeni këtu, dhe çdo shqiptar, po përse e derdhi gjakun Afrim Bunjaku?

Ku u vra ai? U vra pikërisht në veri të Kosovës, në mënyrë që aty të sundojë rendi, ligji dhe rregulli.

Ku u zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Alekandër Vuçiçi, të kryesuara nga lejtnanti i tij Radoiçiç?

Se sa ishte ‘no mans land’ e provuan falangat serbe. Shqiptarët, Europa dhe bota e panë se si ia mbathën me të katërta, se ajo është toka e zotërve të saj.

A mundet një krim-ministër të bëjë një deklaratë të tillë në sintoni të plotë me padronin e tij, Aleksandër Vuçiç?

Dhe tani kërkojnë të mbulohet kjo me deklarata të turpshme këtu përpara.

Po Dostojevski thotë një fjalë: njeriu që kalon nga gënjeshtra në gënjeshtër, largohet nga homo-sapiens, nga specia e tij.

Ndaj këtu debati duhet ët fillojë me urgjencë për këtë deklaratë që nuk e bën jo vetëm Aleksandër Vuçiçi, por e bën edhe pengu i tij, e bën argati i tij, që quhet Edi Rama.

A e dini çfarë tha Alistair Campbell, miku i tij, për këtë deklaratë: e ka hipnotizuar Vuçiçi” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit