-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Spiropali: Kosova nuk është çështje e politikës sonë të jashtme

Kryesoret

Kosova nuk është çështje e politikës sonë të jashtme”. Kështu u shpreh ministrja e shtetit për parlamentin Elisa Spiropali, e cila ishte e vetmja që replikoi me opozitën e ndarë në dy pjesë në seancën e sotme. Përballë Sali Berishës dhe Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës. Berishës i kërkoi që të merret me punët e shtëpisë, referuar “PD-së” dhe më pas të zgjidhë hallet e Kosovës. Kishte një përgjigje edhe për Lulzim Bashën.

Mund të themi tani se “memecit i erdhi goja”, Zotit Lulzim i erdhi goja në Kuvend dhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore nuk duhet te merret me kryeparlamentaren. Hallin e ka tek shtëpia e tij.

Nuk ka heq dot fjalën ti mua doktor. Tentativa për të krijuar një narrativë me heronj dhe tradhtarë, më e rrezikshmja për Kosovën. E keni traditë të shëmtuar këtu dhe është e dëmshme që për interesa të partisë të vini Shqipërinë dhe Kosovën.

Ka kush i del për zot Shqipërisë dhe Kosovës. Zgjidhni njëherë hallet e shtëpisë e pastaj merruni me hallet e Kosovës dhe Shqipërisë sepse kështu siç e keni katandisur diskursin tuaj, ju po doni ta eksportoni këtë gjuhë dhe këtë problem në Kosovë.

Shqipëria i ka dalë përzot Kosovës dhe do t’i dalë sepse nuk ka aleate më të madhe se Kosova se Shqipëria. Ju zgjidhni hallet tuaja dhe pastaj hajdeni në këtë Kuvend për të zgjidhur hallet e Kosovës. Kosova nuk është çështje e politikës sonë të jashtme. Të miratojmë një rezolutë për këtë çështje kaq delikate” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit