Një 52-vjeçar, punonjës i portit të Durrësit është arrestuar pasi ka lejuar të dal nga porti një një kontejner me rrezik.
Gjatë orarit të tij në turn ai ka lejuar të dalë nga zona e portit, një kontejner që ishte markuar nga skaneri, me shenjë të verdhë, shenja e cila përbën detyrimin për t’u kontrolluar nga punonjësi i degës doganore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit, për veprime të mëtejshme.