Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Spanjë, ku po merr pjesë në samitin e liderëve evropianë.
Osmani mësohet se ka zhvilluar biseda me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ajo ka informuar kancelarin gjerman dhe kryeministrin grek për situatën aktuale në Kosovë, pas sulmit terrorist që ndodhi më 24 shtator.
Osmani para fillimit të samiti, ka deklaruar se nuk ka arsye për takim me Vuçiçin pa vendosur sanksione ndaj Serbisë.
“Nuk ka arsye për takim para sanksioneve, sanksione së pari pastaj mund të dialogojmë,” tha Osmani.