-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pjesëmarrje në organizatë terroriste, zbardhet dosja e “xhihadistëve” shqiptarë

Kryesoret

Prokuroria e Posaçme e Antikorrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim 23 persona të rikthyer nga Siria me akuzën për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Në dosjen që ka siguruar gazetarja, Anila Hoxha zbulohen dhe arsyet pse këta persona kanë udhëtuar në Siri dhe i janë bashkuar luftës së ISIS-it duke përfshirë në këtë vendim edhe familjarë, fëmijë, miq dhe të njohur.

Nga dosja që disponon Top Channel, shihet qartë se informacioni për rekrutimet dhe të ikurit në Siri merrej kryesisht në xhamitë që këta persona frekuentonin.

Në dosjen hetimore e pandehura Brunilda Koçollari, tregon se gjatë qëndrimit në Raka çdo grua kishte në ambientet ku banonin nga një armë për çdo rast emergjent që mund t’iu shfaqej pasi ishin kohëra të trazuara dhe mund të ndodhte çdo gjë. Ajo sqaron se vetë ka pasur një shotgun, të cilin ia kishte mësuar me detyrim bashkëshorti për ta përdorur.

Nis gjykimi për 9 gratë e kthyera në Siria

Bashkëshorti i Brunilda Koçollarit, Artur Koçollari është vrarë në luftën me ISIS, dhe për vdekjen e bashkëshortit Brunilda thotë se është paguar 800 dollarë amerikanë.

Pas vdekjes së bashkëshortit ajo ka menduar të largohej dhe të kthehej në Shqipëri por ka qëndruar në Siri dhe është martuar me një luftëtar tjetër të ISIS-it.

Ndërkohë një tjetër i pandehur, Etion Zani ka udhëtuar në Siri duke iu përgjigjur thirrjes së organizatës terroriste ISIS, kundrejt pagesës. Përveç pjesëmarrjes Zani është përfshirë edhe në veprime luftarake duke qenë luftëtar i organizatës ISIS.

Bashkëshortja e tij Klotilda Zani ka udhëtuar bashkë me bashkëshortin në Siri dhe i është bashkuar organizatës terroriste ISIS duke pranuar pagesa prej kësaj organizate dhe duke pranuar të qëndrojë në organizatë dhe t’i shërbejë bashkëshortit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit