-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata në veri, Rama nga Spanja: Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditën e sotme së bashku me 47 liderë evropianë janë bledhur në Spanjë në kuadër të Samitit të Granadës.

Gjatë këtij samiti në një intervistë për RTSH Rama foli në lidhje me situatën në veri të Kosovës si dhe qëndrimet e tij të cilat kanë sjellë reagime të shumta.

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria do t’i japë zë procesit të njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Unë vazhdoj të bëj timen, t’i qëndroj një për një të gjitha bindjeve të mia, sepse nuk janë bindje të krijuara spontanisht.

Nuk janë bindje që burojnë nga emocione apo erëra që fryjnë në një drejtim apo një drejtim tjetër.

Nuk janë zjarre që ndizen apo fiken, por janë bindje që burojnë nga një vizion strategjik i rolit të Shqipërisë në rajon dhe i marrëdhënies së Shqipërisë me Kosovën, në funksion të së cilës Shqipëria ka bërë më shumë se kurrë ndonjëherë atë që duhet të bëjë.

Por, Shqipëria nuk është për të mbajtur iso për çdo gjë që thuhet në bazë të analizës, që në të drejtën e tyre bëjnë në Prishtinë. Shqipëria është për të qenë në funksion të Kosovës dhe për njohjen përfundimtare të Kosovës me zërin e vet”, tha Rama.

Gjatë këtij samiti ishte prezente edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ku së bashku me Ramën u takuan më herët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit