-sidi education-spot_img
21.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi terrorist, Osmani për “Die Welt”: Serbia planifikon aneksimin e veriut

Kryesoret

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një intervistë për “Die Welt” ka folur në lidhje me situatën në veri ku ka shtuar se Serbia ka kohë që planifikon aneksimin e veriut.

Osmani më tej u shpreh se ky plan vjen sipas skenarit që presidenti rus, Vladimir Putin të cilin e përdori për aneksimin e Krimesë.

“Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit. Nga kjo duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e vendit tonë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës shtoi se pas sulmit të 24 shtatorit qëndron Serbia pasi pa aparatin shtetëror serb terroristët nuk do të kishin akses në armët ushtarake.

“Ata u trajnuan në bazat ushtarake serbe nën koordinimin e ministrit serb të Mbrojtjes. Krahas kësaj, sipas qeverisë amerikane, Serbia ka rritur në një masë të paprecedentë praninë e forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën.

Kjo tregon se serbët synojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Dhe se synimi i tyre është ende të pushtojnë pjesë të Kosovës,” shtoi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit