-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot samiti i komunitetit politik europian, flitet për Kosovën, të pranishëm Osmani e Vuçiç

Kryesoret

Samiti i tretë i komunitetit politik evropian ka mbledhur sot liderët e 47 vendeve evropiane në Granada të Spanjës.

Një nga temat kryesore do të jetë zgjerimi i Bashkimit Evropian. Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u tha gazetarëve në Bruksel se zgjerimi i BE-së do të jetë ndër temat kryesore të samitit të Komunitetit Politik Evropian, si dhe samitit jozyrtar të BE-së një ditë më vonë.

Ai tha gjithashtu se situata aktuale në Kosovë do të diskutohet në samit, duke paralajmëruar se dhuna nuk është e pranueshme dhe se mosmarrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen si kusht për integrimin në BE.

Presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Vjosa Osmani do të marrin pjesë në samitin e komunitetit politik evropian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit