Policia ka goditur një rast të përshtatjes së ambienteve, për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave dhe pajisjeve të tjera..
Për pasojë është shpallur në kërkim autori i dyshuar, i kultivimit të këtyre bimëve 46-vjeçari me inicialet K. K., si dhe është proceduar në gjendje të lirë, bashkëshortja e tij , 44-vjeçarja me inicialet A. K., për moskallëzim krimi, banues në Marikaj të Vlorës.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë 53-vjeçari me inicialet L. Sh., me detyrë faturist i OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 1035 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe 907 fidanë narkotikë kanabis të kultivuar në kubikë, ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.