-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Abazoviç: Hetim, ndërkombëtarët nuk mund të “lajnë duart” me Banjskën

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi sot nga Tirana se ndërkombëtarët nuk duhet të “lajnë duart” me vrasjen që ndodhi në Banjskë, por të hetojnë rastin e rëndë dhe të zbulojnë se cili ishte qëllimi final.

Hetimi që do të realizohet ka me treguar të vërtetën, por duhet thënë se është fare e papranueshme kjo që ka ndodhur në veri të Kosovës. Kushdo që ka krijuar atë konflikt, vrasjen, duhet të përgjigjet.

Nëse do të jetë Serbia duhet të shikohet. Hetimin e pres nga Kosova, Serbia dhe ndërkombëtarët, që nuk munden me larë duart me këtë punë.

Ka pasur shumë paralajmërime nga Kosova që atje ka njerëz të lidhur me kriminelët. Ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësi. Politika e tyre, ndërkombëtarëve nuk është shumë efikase” tha ai.

A duhet të ekstradohet në Kosovë, Milan Radoiçiç? “Unë mendoj se po. Axhenda ime ka qenë kundër krimit në Ballkan. Nacionalizimi në Ballkan është krijuar prej grupeve të krimeve të organizuara, armë, drogë, cigare. Ata i krijojnë tensionet” tha ai.

I pyetur nëse ka dështuar “Open Balkan”, ai tha se “Ata që e kanë krijuar, ata duhet me i dhënë përgjigjen. Ne jemi një shtet që ishte i gatshëm për bashkëpunim rajonal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit