-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori i Ukrainës në Beograd: Ne nuk e njohim Kosovën, duam që Serbia të na mbështesë

Kryesoret

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Volodymyr Tolkach, ka deklaruar se Ukraina vazhdon “të mbështes integritetin territorial të Serbisë që nga viti 1999” dhe se nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Duke iu përgjigjur pyetjes se a është i pakënaqur me faktin se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, raporton agjencia e lajmeve nspm.rs.

“Ky qëndrim nuk ka ndryshuar kurrë. Prandaj, ne nuk e njohim zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe gjithmonë e mbështesim integritetin territorial të Serbisë.

Pse nuk duam ta mbështesim Kosovën, kur Kosova plotësisht na mbështet?

Ndonjëherë është shumë e vështirë të japësh një përgjigje të plotë. Ne gjithashtu do ta vlerësonim nëse mund të shihnim se si Serbia gjithashtu mbështet plotësisht Ukrainën.

Kjo jo vetëm që do të na bënte të lumtur, por do të kuptonim edhe qartë se e gjithë Europa na mbështet,” deklaroi Tolkach.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit