Ekspertët të Ballkanit Perëndimor, shprehin shqetësim nga shtimi i fundit i tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës, përfitues nga të cilat është Vladimit Putini. Sipas tyre, në mungesë të besimit mes palëve, vetëm shtimi i trysnisë ndërkombëtare nga Brukseli dhe Uashingtoni mund të sillte një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.
Hulumtuesja Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive me seli në Uashington, thotë se pas sulmit të 24 shtatorit nga një grup i armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës, që çoi në shtimin e tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, përfiton Rusia, e cila është angazhuar prej kohësh të krijojë një vatër të re krize në Evropë për të shpërqendruar vëmendjen e Perëndimit nga lufta në Ukrainë.
“Vladimir Putini është në kërkim të pikave të dobëta për një kohë të gjatë. Ajo që ndodhi javën e kaluar ishte një përpjekje për të hapur front të ri dhe për të treguar se NATO dhe Bashkimi Evropian janë të fuqishëm vetëm në letër,” thaotë zonja Stradner.
Ajo shton se Presidenti rus nuk mund të depërtojë më në vende si Rumania, apo Polonia për të sfiduar Perëndimin, por Ballkani Perëndimor, vazhdon të jetë shënjestër e Kremlinit.
“Ballkani është vend shumë i përshtatshëm për të rihapur plagë të vjetra dhe ai e di se tensionet me bazë etnike luajnë rol. Natyrisht, kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e Beogradit dhe aleatëve të tij në rajon,” tha zonja Stradner (lexo ketu shkrimin e plote).