-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRAT/ Bllokuan foltoren, ja për cilët deputetë të opozitës PS kërkon masë disiplinore

Kryesoret

Partia Socialiste e Shqipërisë ka depozituar në Kuvend një kërkesë për të ndëshkuar me masë disiplinore deputetët e PD-së që bllokuan votimin e rendit të ditës mbrëmjen e djeshme.

PS ka kërkuar masa ndaj deputetëve Elda Hotit, Albana Vokshit  Bledion Nallbatit, Zheni Gjergjit dhe Lefter Gështenjës.

Por çfarë ndodhi? Pas 12 orësh debate, opozita bllokoi vijimin e punimeve pasi u ngit lart në sallën e Parlamentit duke bllokuar uljen në karrige të kryetares së kuvendit dhe ministrave për të vijuar seancën.

Kjo situatë detyroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të mos e miratojë e rendit të ditës, duke e shtyrë votimin në seancën e radhës.

Arsyeja e kësaj proteste, sipas Gazmend Bardhit, ka të bëjë me faktin se PS nuk ka pranuar ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në këtë komision, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mes të tjerëve largimin e Enkelejd Alibeajt (nga krahu i Lulzim Bashës) si bashkë-kryetar të reformës dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylykbashin, por PS nuk e pranoi.

Bllokuan Kuvendin/ PS: Përjashtoni deputetët e PD-së

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit