-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i prokurorëve, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë: Shqetësim për shoqërinë

Kryesoret

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë reaguar për rastin e dy prokuroreve të cilat ishin në rrezik pas zbulimit të planit të Leart Haxhiut.

“Presionet apo kërcënimet e çfarëdolloj ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz, jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës,” thuhet ndër të tjera në reagim.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë përcjellin me shqetësim të gjitha referimet për kërcënime të magjistratëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre.

“Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cenojnë rëndë funksionimin e tij, por edhe lëkundin besimin e publikut tek drejtësia.

Presionet apo kërcënimet e çfarëdolloj ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve,” thuhet në një pjesë të deklaratë së Gjykatës së Lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit