-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baerbock në Tiranë: Konflikti në Kosovë, kërcënim potencial për Procesin e Berlinit

Kryesoret

Në sfondin e ashpërsimit të tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës ministrja e Jashtme gjermane Baerbock sot ndodhet në Tiranë mbi perspektivën e afrimit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Për ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, kjo është vizita e parë në Shqipëri. Ky takim konsiderohet si përgatitje e samitit të të radhës të Procesit të Berlinitmë 16 tetor në Tiranë.

Baerbock u shpreh nga Tirana se tensionet mes Kosovës dhe Serbisë rrezikojnë procesin e Berlinit. Ajo u shpreh se këto janë hapa pas drejt integrimit dhe iu bëri thirrje palëve që të ulen sa më parë të dialogojnë për të zgjidhur problemet.

“Ne jemi këtu në mes të Europës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt Bashkimit Europian. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian.

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është një kërcënim potencial për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Ne duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, tha ministrja gjermane.

Ministrat e Jashtëm të BE vijnë sot në Tiranë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit