Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit në atdhe Klodiana Vefës, 37-vjeçares që u vra nga burri në 28 shtator në Firence.
Mediat italiane shkruanin se trupi u nis drejt Shqipërisë për t’u përcjellë për në banesën e fundit ditën e shtunë (7 tetor).
Komuna e Castelfiorentino ku familja shqiptare jetonte prej kohësh ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.
Nëna e dy fëmijëve u ekzekutua me plumb në kokë në mes të rrugës nga bashkëshorti i saj, Alfred Vefa.
Dy ditë pas vrasjes së gruas, muratori 44-vjeçar kreu vetëvrasje dhe u gjet pa jetë në fshatin San Casciano.
Në rrëfimet e të afërmve përmendet “një xhelozi shumë e fortë” e shqiptarit.