-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Foshnja humb jetën në spital, prindërit denoncojnë drejtoreshën: Mungonin ilaçet dhe aparaturat

Kryesoret

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ku viktimë është një foshnjë vetëm 9-ditësh.

Vogëlushi humbi jetën pas një ndërhyrjeje në zemër. Në lidhje me këtë ngjarje të hidhur prindërit e fëmijës kanë kallëzuar drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico.

Po ashtu ata kanë kallëzuar edhe drejtoresha e maternitetit E. Demaliaj për mos krijim të kushteve për personat që vuajnë nga problemet në zemër.

“Në spital mungonin ilaçet dhe aparaturat e duhura. Djali kishte transpozicion të enëve të zemrës dhe duhej ndërhyrje e menjëhershme kirurgjikale. Nuk kishte as sallë operimi për fëmijë, as specialistë.

Ilaçi që mund të trajtohej përkohësisht mungonte si në QSUT ashtu edhe në maternitet. Ndërhyrja djalit iu bë në repartin e kardiologjisë.

Operacioni zgjati 5 orë dhe doli me sukses dhe mjeku më tha që duhet të urinonte që të pastrohej.

Spitali nuk dispononte aparaturat e duhura dhe kjo solli rëndim më shumë të gjendjes së djalit. Djali ndërroi jetë në orën 05:00 të 25 gushtit”, shprehet babai i foshnjës.

Kjo nuk është ngjarja e vetme këto kohë pasi pak ditë më parë humbi jetën edhe 3-vjeçari, Brian Spahiu pas një ndërhyrje në një klinikë private.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit