-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, Volker: U krijua për të provokuar Kosovën që më pas Serbia të reagonte

Kryesoret

Diplomati amerikan në pension i cili ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në NATO, Kurt Volker në një intervistë për Zërin e Amerikës ka folur në lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Volker gjatë intervistës u shpreh se është e nevojshme që të bëhet presion mbi Beogradin për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla.

“Incidenti në të cilin u vra një polic i Kosovës ishte krijuar për të provokuar një përgjigje nga pala kosovare – ndaj së cilës Serbia do të reagonte më pas.

Mendoj se është e nevojshme të bëhet presion mbi Beogradin që të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar skenarë dhe provokime të tilla.

Nuk besoj se një gjë e tillë do të ndodhte nëse do të kishte një mesazh të qartë se një gjë e tillë nuk është e mirëseardhur.

Gjithashtu, është e nevojshme që të dyja palët të përpiqen të qetësojnë pasionet dhe të mos ndërmarrin asgjë që pala tjetër do ta konsideronte si provokim – që do të shkaktonte një lloj reagimi,” tha Volker.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit