Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë nesër një takim urgjent pas sulmit të papritur të Hamasit ndaj Izraelit.
Për mes një deklarate të mbajtur nga zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric ndau mesazhin e Sekretarit të Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Dujarric u shpreh se Guterres dënon sulmin e Hamasit dhe kërkoi të gjitha përpjekjet diplomatike për të shmangur një zjarr më të gjerë
“Sekretari i Përgjithshëm është thellësisht i shqetësuar për popullsinë civile dhe kërkon përmbajtje maksimale. Qytetarët duhet të mbrohen në çdo kohë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare”, tha ai.