-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Serbia shkeli marrëveshjen drejt normalizimit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani deklaron se me sulmin në Banjskë më 24 shtator, Serbia ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Ajo tha se gjatë takimit në Granda të Spanjës me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për ngjarjet në Banjskë të Zveçanit.

“Gjatë takimit të Komunitetit Politik Evropian u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell, për të diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të marrëveshjes së 27 shkurtit, që parashikon obligime që palët të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës”, shkroi Osmani në X, që më herët njihej si Twitter.

Kurti: Radoiçiçi ishte “Prigozhini i vogël” i Vuçiçit në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit