Një zjarr është regjistruar në një magazinë të një mobilerie në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në Fushë Krujë, në afërsi së Urës së Gjolës.
Sipas njoftimit të policisë shkak dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike.
Sakaq, mësohet se zjarri është fikur dhe ka vetëm dëme materiale.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes