Sara Hoxha ka qenë e ftuar së fundmi në “S’e Luan Topi” në një intervistë ndryshe. Ajo ka folur duke nisur nga familja e saj, marrëdhënia me Ledrin dhe deri te sherri me Dafinën.
Blogerja rrëfeu më shumë detaje rreth fëmijërisë së saj dhe jetën në Gjermani.
“Unë kam lindur në Zvicër dhe pastaj kam jetuar në Tiranë deri 11 vjeçe e gjysmë. Prandaj shqipen nuk e kam mirë se kam bërë vetëm filloren këtu. Pastaj ikëm në Gjermani. Shkëputja nga Shqipëria ka qenë shumë e vështirë,” u shpreh Sara.
Ajo foli edhe për prindërit e saj, ku tregoi se ata janë tipik shqiptar, strikt.
“Prindërit e mi jetojnë në Gjermani. Më mungojnë shumë. Janë prindër strik. Janë prindër tipik shqiptarë. Mami im është shumë e rreptë.”
Për Ledrin Sara tha se i vjen mirë që e quajnë “Sara e Ledrit”: “Ledri mua më mbështet shumë. Nuk e kam bezdi se unë ashtu jam: Jam Sara e Ledrit.”
“Njohja me Ledrin ka qenë rastësi. Unë nuk e njihja. Një shoqja ime donte të shkonte tek koncerti atij. Dhe ne shkojmë me të.
E takojmë Ledrin, bëjmë foto. Ai e kuptoi se unë nuk e njihja. Se më pyeti për këngën e preferuar dhe nuk u përgjigja. Bëmë foto dhe unë ia dërgova Ledrit në Instagram. Folëm shumë pak dhe unë nuk i ktheva përgjigje më se mu duk si gjë koti.
Jemi takuar një vit e gjysmë më pas në Jalë. Ky më mbante mend. Atë e intrigoi fakti që unë nuk e njihja.”
Sa për Dafinën dhe sherrin viral me të Sara tha se nuk e kuptoi pse ajo u mërzit.
“Unë kam qenë në rregull me Dafinën dhe ish të dashurat e Ledrit. Unë me Dafinën kam ndjenjur. Nuk e di çfarë ndodhi. Nuk e di pse u mërzit.
Komentin e Ledrit tek fotoja e saj e mora si shaka. Unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Sa herë e kam takuar, kemi qenë shumë të afërta. Ajo është shumë nice. Çdo njeri ka arsyet e veta. Nëse ajo e mendon ashtu le ta mendojë. Unë i uroj gjithë të mirat,” u shpreh ajo.