Shqiptarët kanë zhvilluar një protestë përballë Parlamentit Europian në Bruksel pas sulmit në veri ku humbi jetën efektivi, Afrim Bunjaku.
Protesta e zhvilluar ditën e sotme u regjistrua në shenjë revolte ndaj agresionit serb ku u kërkua të merren masa për aktin e rëndë.
Me parulla në dorë një numër i madh shqiptarësh dolën duke kërkuar drejtësi për Kosovën.
“Mos na vrisni të ardhmen!, Kosova humbi një hero! etj ishin disa nga parullat që mbanin protestuesit në dorë.