Dy persona në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident si dhe kanë sulmuar fizikisht një polic në Vushtrri në Mitrovicë.
Gjatë një arratisje për ti shpëtuar policisë ata kanë shkaktuar një aksident. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:27.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë ndaluar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur (nën ndikim të alkooli) të cilët në ikje kanë shkaktuar aksident trafiku me një veturë private dhe kanë goditur veturën e policisë.
Njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.