-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohet kriza, bizneset rrezikojnë të mbeten pa punonjës

Kryesoret

Kriza e burimeve njerëzore ka shtuar kostot e prodhuesve nga 25 deri në 40%. Shumë kompani duke përfshirë prodhuesit e bukës, ndërtuesit, transportin e mallrave vijojnë t’i kenë sytë nga India, Egjipti dhe Turqia për gjetjen e punëtorëve, ndonëse kjo praktikë nuk po rezulton e suksesshme.

Politika për rritjen e lartë të pagave ka kthyer nga emigracioni një numër të pakët punonjësish, por nga ana tjetër bizneset paralajmërojnë shtrenjtim tjetër të çmimeve.

Mungesa e fuqisë punëtore po shfaqet e mprehtë te shumë sektorë prodhues. Kompanitë e ndërtimit, prodhuesit e bukës, të mobilieve, nga sektori i transportit dhe i shërbimeve pohojnë se vala e emigracionit po thellon krizën në tregun e punës.

Mungesa e punëtorëve po shoqërohet me shtim të kostove që variojnë nga 25 deri në 40% dhe të çmimeve deri 20% sipas sipërmarrësve.

Emigracioni i lartë mbetet një nga arsyet e reduktimit të fuqisë punëtore të disponueshme. Në vitin 2022, sipas të dhënave të Eurostat rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve u rrit 34%./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit