Policia ka identifikuar 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Korçë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta u dëmtua me mjete të forta, një 14-vjeçar.
Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i 17-vjeçarit me inicialet A. E., dhe 15-vjeçarit me inicialet Dh. F., banues në Korçë, si dhe u shpall në kërkim 16-vjeçari me inicialet L. L., banues në Korçë.
14-vjeçari i dëmtuar aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj (dy prej druri dhe njëri metalik), të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Korçës, për veprime të mëtejshme.
14-vjeçari me fraktura në kafkë përfundon në spital, detajet e para
Më plagë të rënda në kokë, përkeqësohet gjendja e 14-vjeçarit, niset drejt Traumës