Kryekorrespondentja e CNN, Clarissa Ward dhe ekipi i saj duhej të uleshin në përdhe pasi një breshëri raketash u hodhën përgjatë kufirit Izrael-Gaza.
Ward dhe ekipi i saj kishin vëzhguar pasojat e sulmeve të kryera përgjatë kufirit Izrael-Gazan kur dëgjuan zhurmën e lëshimit të raketave
“Jemi vetëm pesë minuta larg. Gaza është në atë drejtim. Tani mund të dëgjojmë shumë avionë në qiell. Ne mund të dëgjojmë gjithashtu Kupolën e Hekurt duke përgjuar një numër të atyre raketave ndërsa ato po lëviznin lart,” raportoi Ward në transmetim.
“Ne erdhëm në këtë lokacion sepse ky ishte terreni zero për të gjithë këtë operacion të masakrës. Ky ishte vendi i parë ku militantët e Hamasit thyen atë mur kufitar,” vazhdoi Ward.
Pasi situata u stabilizua pak, gazetarja u ngrit dhe u nis drejt disa automjeteve të dëmtuara.