Një shtëpi në Vlorë është përfshirë nga flakët, pasi bombola e gazit ishte lënë hapur.
I zoti i shtëpisë po izolonte tarracën e objektit dy katëshe në momentin që ndodhi ngjarja. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri në Vlorë pasditen e së hënës.
Rruga e ngushtë i ka vështirësuar punën zjarrfikëses që ka shkuar për ndihmë, por megjithatë situata është normalizuar pa dëme në njerëz.