Në lidhje me protestën e zhvilluar ditën e sotme nga studentët e Mjekësisë ka ardhur reagimi i ish-kryeminsitrit, Sali Berisha.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” Berisha ka mbështetur studentët dhe u ka bërë thirrje që të mbështesin kërkesat e drejta të studentëve të mjekësisë.
“Përballje me komunizmin”! Studentët e mjekësisë para Ministrisë së Arsimit
Ai më tej shtoi që ata të mos tërhiqen dhe të bëhen lokomotiva të ndryshimit.
“Studentët e mjekësisë nuk ndalen!
Marshojnë në rrugët e Tiranës kundër vendimit antikushtetues të narko-qeverisë dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre të shkelmuara.
Të dashur miq, studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë mbushur sot rrugët e Tiranës, duke i treguar qeverisë më anti- student, se ëndrrat, qëllimet dhe të drejtat e tyre nuk mund të shkelen me këmbë.
Studentët marshim drejt ministrisë së Arsimit, bllokojnë kryqëzimin tek 9-katëshet
I bëj një thirrje të gjjthë studentëve të mbështesin kërkesat e drejta të studentëve të mjekësisë.
I bëj thirrje studentëve:
Mos u tërhiqni! Përballë keni një regjim të anti-vlerave, të ç’arsimit, të krimit dhe imoralitetit. Bëhuni lokomotiva e ndryshimit, mos u ndalni!,” shkruan Berisha.