Një person, që është përgjegjësi i punimeve në një pallat në Tiranë është arrestuar për vdekjen e punëtorit që u konstatua ditën e djeshme. Ngjarja e rëndë ndodhi në Fushë Mëzez.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N. 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë Tonin Marku mesditën e djeshme.
Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se 58 vjeçari Marku ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se Marku duke punuar në pallatin në ndërtim është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën” njofton policia.