Ditën e sotme studentët e mjekësisë kanë vijuar me protestat e tyre kundër vendimit të qeverisë që i detyron ata të punojnë disa vite në vend në mënyrë që të tërheqin diplomën.
Pas grumbullimit në orën 09:00 te Godina e Kuqe studentët kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë kërkuar dorëheqjen nga detyra të zëvendës-ministres së Arsimit pas deklaratës se studentët që nuk paguajnë tarifën duhet të ndërpresin studimet.
Po ashtu ata kërkojnë një përballje publike me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu pasi sipas tyre ajo nuk ka pranuar ballafaqimin në studio televizive më herët.
Gjatë marshimit studentët kanë bërë thirrje të rinjve që t’u bashkohen dhe të mos rrinë në kafe.
Ata gjithashtu kanë kërkuar një arsim cilësor.
“Beteja vazhdon!”, studentët e mjekësisë dalin sërish në protestë