-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ti një plumb do! Po vij ta bëj mishin copa-copa…”! E dashura e nxori në pritë, si u vra dhe u hodh në rezervuar?

Kryesoret

Vrasja Martin Çeços në muajin Qershor të vitit të kaluar, është një nga ngjarjet më makabre të ndodhura në zonën e Kolanecit në Maliq të Korçës.

Për vrasjen e Martin Çeços, prokuroria e Korçës, kishte marë të pandehur Valter Mollaj, kushëririn e tij Edlir Mollaj, Bleti Angjon dhe Martina alias Tina Pajollarin.

Ndaj kësaj të fundit viktima Martin Çeco, kishte shfaqur ndjenja sentimentale, por Tina i ka treguar se kishte lidhje intime me disa burra të matuar në fshat, njëri prej të cilëve quhej, Valter Mollaj.

Mollaj e mbante me bukë Tina Pajollarin, ndërsa kjo e fundit i shërbente tek stalla e bagëtive.

Për shkak zbulimit të pëlqimit nga ana e Martin Çeços, dhe xhelozisë së krijuar nga Valter Mollaj, ky i fundit ka kërcënuar Martin Çeçon, duke i thënë: “…Po vij të ta bëj mishin copa-copa me thikë…”.

Martin Çeço, e ka ndjerë veten të frikësuar dhe ka filluar të qajë, telefonin e tij e ka marrë babai i Martinit, Nevzati, i cili teksa bisedon me Valter Mollajn, është kërcënuar nga ky i fundit duke i thënë se: “…xhaxhkë, ti vetëm një plumb do…”.

Në këtë moment Valter Mollaj, shkoi mori litarin, që kishte në makinë, në pjesa e shoferit, ndërkohë që Edlir Mollaj mbante me forcë viktimën dhe Valter Mollaj, duke i dalë nga pas Çeços, i hodhi litarin në qafë dhe e shtrëngoi derisa e mbyti.

Sipas Bleti Angjos, ai dhe Martina Pajollari nuk bënë asgjë gjatë kësaj kohe dhe pasi Çeço ra në tokë Valteri dhe Edi e kapën nga duart.

Ndërsa Valter Mollaj i bërtiti atij: “…kape nga këmbët…”, dhe duke e ngritur peshë ecën pak metra dhe në një ledh (pjesë e ngritur toke buzë rezervuarit) e hodhën në ujë./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit