Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant së fundmi është shprehur se ka urdhëruar një rrethim të plotë në Rripin e Gazës që do të sjellë mungesë të cila është pa energji elektrike, pa ushqim, pa karburant.
Izraeli kontrollon hapësirën ajrore mbi Gazën dhe vijën e saj bregdetare, dhe kufizon se kush dhe çfarë mallrash lejohen të hyjnë dhe të dalin nëpër pikat e tij kufitare.
Në mënyrë të ngjashme, Egjipti kontrollon se kush kalon brenda dhe jashtë kufirit të tij me Gazën.
Ndërkohë zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se janë rivendosur në kontroll të të gjitha komuniteteve afër murit me Gazën. Megjithatë raportoi se janë duke ndodhur përplasje mes luftëtarëve të Palestinës.