-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, çfarë sanksionesh ka përgatitur BE për Serbinë?

Kryesoret

Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Sveçanit janë kërkuar sanksione ndaj Serbisë gjë e cila akoma nuk ka ndodhur.

Pak ditë më parë Viola von Cramon raportoi se është planifikuar një paketë masash e cila do të dëmtojë rëndë anën politike dhe financiare te Serbisë, por çfarë janëa to masa dhe kur do të merren?

Media serbe, Danas në një artikull së fundmi ka raportuar se sanksionet e planifikuara kundër Serbisë përbëhen nga një grup masash të cilat që do të ndërmerren në disa faza.

Ky lajm mësohet se është raportuar nga një burim diplomatik i Bashkimit Evropian për Danas.

Duke pasur parasysh se raportuesi i Parlamentit Evropian nuk ka pranuar të thotë se çfarë sanksionesh po përgatiten për Serbinë, pyetja për bashkëbiseduesin e Danas ka qenë se për çfarë sanksionesh bëhet fjalë.

“Për shembull, do të kishte një ndërprerje të negociatave me BE-në, por në praktikë një masë e tillë nuk do të kishte një efekt shumë të madh pasi Serbia ka disa vite që pothuajse nuk ka bërë asgjë për të vazhduar anëtarësimin në BE.

Mirëpo, masat që do të kishin të bënin me vizitën e zyrtarëve të BE-së apo ngrirjen e fondeve të destinuara për Serbinë janë shumë më serioze dhe sigurisht që do të ishin në ndonjë paketë të radhës”, tha burimi.

“Dhe është e qartë për të gjithë se ato do të preknin vetëm qytetarët, jo autoritetet. Kthimi i vizave nuk është në rendin e ditës për momentin.

Aktualisht gjithçka është duke u përgatitur dhe gjithçka varet nga reagimi i autoriteteve dhe bashkëpunimi në Kosovë.

Raundi i parë i masave, nëse ka, sigurisht që mund të jetë në tavolinë para zgjedhjeve në Serbi,” shtoi burimi nga BE.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit