-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak pro heqjes së sanksioneve ndaj Kosovës, BE: S’i ka ulur tensionet!

Kryesoret

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak deklaroi sot se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht. Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së.

“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet”.

“Heqja e sanksioneve?”, u pyet Lajçak në një panel të Forumit 2BS, që u mbajt në Budva. “Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, tha ai.

Edhe pse e mundshme sipas Lajçakut, Bashkimi Europian sot ka përsëritur qëndrimin se masat hiqen kur tensionet bien, përkundër rrethanave të reja që u krijuan nga sulmi terrorist në Banjskë.

Pa konfirmuar nëse është përgatitur ndonjë paketë masash ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës, zedhenesi i Borrell, Peter Stano tha se Kosova duhet të zbatojë kërkesat e BE-së për t’u hequr masat.

“Në këtë fazë ne vërtet duhet të shohim, së pari hapa drejt një deeskalimi kuptimplotë; rikthimi në dialog; dhe sa i përket ngjarjeve të 24 shtatorit një hetim të plotë dhe përfundimtar”, theksoi sot Stano.

Po ashtu, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut me BE-në si lehtësuese, për të cilën tha se është ndërmjetëse e ndershme. “Nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Stano.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit