Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër pasi u kapën duke kultivuar bimë cannabisi me qëllim shitjen.
Policia gjatë këtij operacioni ka asgjësuar bimët dhe ka sekuestruar heroinë, cannabis dhe një armë gjahu të cilën e mbanin pa leje.
Në pranga kanë rënë 49-vjeçari me inicialet I. H., 49 vjeç dhe 44-vjeçari me inicialet G. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.