Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar një vizitë të pesë të dërguarve ndërkombëtarë në Beograd më 21 tetor.
Vuçiç ka thënë se pritet të shihet se çfarë “pako” do të sjellin të dërguarit.
Këtë deklaratë, presidenti serb e ka bërë kur është pyetur nëse pret presion shtesë pas sulmit në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë një efektiv i policisë së Kosovës.
“Është jeta jote, puna jote. Ti përballesh me presioni të jashtme, me ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë Serbinë në mënyrë të ndryshme.
Unë nuk besoj që ky është rasti me “pesëshën”. Unë besoj se ata dëshirojnë të ngrejnë probleme për zgjidhjen e krizës në Kosovë në një mënyrë ndryshe.
Unë shpresoj ta shohim atë lloj pakoje dhe çfarë do të sjellin më 21 tetor,” ka thënë Vuçiç.