-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas dhuna në familje në Tiranë, 3 të arrestuar

Kryesoret

Policia e Tiranës për një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur vënien në pranga të 6 personave për vepra të ndryshme penale.

Tre nga gjashtë të arrestuarit janë vënë në pranga për dhunë në familje.

Të arrestuarit janë 47-vjeçari me inicialet Xh. A. pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, 27-vjeçari me inicialet  O. D. pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij dhe 43-vjeçari me inicialet N. T. pasi ka ushtruar dhunë ndaj gruas.

Policia ka arrestuar edhe një person pasi i është gjetur në banesë një armë zjarri kallashnikov me krëhër e municion luftarak.

Ndërkohë policia rrugore ka vënë në pranga dy persona pasi njëri po drejtonte mjetin në gjendje të dehur ndërsa tjetri pa patentë.

Të arrestuarit janë 45-vjeçari me inicialet F. A. cili u kap pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur si dhe 26-vjeçari me inicialet  A. M. pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit