Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shalë të Shkodrës, ku një grup turistësh që kanë qenë duke ngjitur malin, në afërsi të “Shpellës së Harapit”, kanë rrëshqitur dhe kanë rënë në greminë.
Si pasojë një 31-vjeçare gjermane ka humbur jetën në vend, ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Mësohet se dy të plagosurit janë ende në vendngjarje dhe presin për ndihmë nga autoritetet, për t’i transportuar drejt spitalit, si dhe për të marrë trupin e pajetë të 31-vjeçares.
Po ecte në mal, bie në greminë dhe vdes turistja gjermane në Theth