-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Fredi Beleri brenda “kafazit”: Kam 4 kërkesa

Kryesoret

Është shtyrë për 17 tetor seanca e parë e procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit në Gjykatën e Posaçme ku akuzohet nga SPAK, për blerje votash. Fredi Beleri doli sot para Gjykatës së Posaçme me dy kërkesa.Përmes avokatëve, Beleri kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda për shkak të papajtueshmërive ligjore.

Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë kërkoi gjithashtu pavlefshmëri të akteve të dërgimit të dosjes në gjykim, aktin e regjistrimit të procedimit penal në Prokurorinë e Vlorës, si edhe autorizimet për përgjime audio e video.

Vetë anëtarja Deda kishte paraqitur dorëheqje, por kërkesa ende nuk ishte shqyrtuar nga kryetarja e gjykatës. Kërkesë për pavlefshmëri të të gjitha akteve të dosjes u kërkua edhe nga avokati i të pandehurit tjetër, Pandeli Kokaveshi.

Gjykata vendosi të shtyjë seancën për Më 17 tetor, seancë ku do të shprehet për këto kërkesa. Në seancë ishin të pranishëm familjarë dhe ambasadorja greke në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit