Regjimi kolonial dhe themelimi i Izraelit
Gaza ishte nën kontrollin e Perandorisë Osmane deri në vitin 1917. Në vitin 1922, Palestina ishte nën regjimin kolonial britanik për gati tre dekada. Gjatë atyre viteve, hebrejtë që i largoheshin persekutimit fetar emigruan në masë drejt Palestinës, pjesa më e madhe nga Evropa Lindore ku nazizmi po fitonte terren.
Mbështetësit e Zionizmit u përpoqën të krijojnë një atdhe për hebrejtë në Palestinë, duke përmendur një lidhje historike me Tokën biblike të Izraelit.
Qeveria britanike njohu Zionizmin dhe angazhua për themelimin e një shteti hebre në Palestinë. Në vitin 1948, Kombet e Bashkuara miratuan një plan me dy shtete, që u refuzua plotësisht nga udhëheqësit arabë. Megjithatë, Izraeli shpalli themelimin e tij.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë Aleate u garantuan udhëheqësve arabë pavarësinë nga regjimi kolonial, në këmbim të mbështetjes gjatë luftës. Shumë palestinezë arabë e panë krijimin e Izraelit si një shkelje të atij premtimi.
Në maj 1948 filloi një luftë mes Izraelit dhe pesë vendeve fqinje arabe. Izraeli fitoi dhe zgjeroi së tepërmi territorin e tij, përfshirë me Jeruzalemin një qytet i shenjtë për myslimanët dhe hebrenjtë.
Dhjetëra mijëra palestinezë, shumë prej të cilëve të larguar nga fshatrat e tyre, u larguan drejt Gazës, një brez i ngushtë bregdetar me gjatësi 25 milje që sapo ishte marrë nga ushtria egjiptiane. Popullsia e Gazës u trefishua, në rreth 200 mijë, ndërsa vazhdonin të vinin refugjatë.
Egjipti largohet nga Gaza
Egjipti qeverisi Rripin e Gazës për dy dekada nën komandën e një guvernatori ushtarak. Gjatë asaj periudhe, palestinezët ishin të lirë të jetonin dhe të arsimoheshin në Egjipt.
Prej vitesh, fedajenët, një grup luftëtarësh palestinezë, bënin sulme ushtarake ndaj Izraelit dhe merrnin në përgjigje kundërsulme me kosto të mëdha./VOA
Artikulli i plotë këtu.