-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Rama: Unë nuk bëhem “bedel” i Kosovës, Kurti e mori përsipër, tani t’i dalë për zot

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se qeveria që drejton nuk bëhet “bedel e një politike ditore në Kosovë” duke “shigjetuar” direkt homologun e tij. Ai akuzoi më tej Albin Kurtin duke i thënë se tani që more “përsipër të lëvizësh “gurin” në atë skakierë duke marrë parasysh skakierën brenda, dili për zot”.

Serbisë nuk i kemi lënë mangët pa i thënë asnjë gjë që duhet të dëgjojë prej nesh. Ashtu sikundër komunitetit atlantik që duhet të dëgjojë për Serbinë nga ne. Por Shqipëria nuk e ndihmon Kosovën duke i shkuar pas edhe kur udhëheqja e saj ekspozon dobësinë për një vend që përcakton nga nevojat e politikës së brendshme.

Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka për të ndodhur. Nëse merr përsipër ta lëvizësh “gurin” në atë skakierë duke marrë parasysh skakierën brenda, dili për zot. Shqipëria është shtet me një pozicionim të konsoliduar për interesat e të gjithë shqiptarëve.

Shqipëria nuk bëhet bedel e një politike ditore në Kosovë që mund të dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar, në rajon dhe komunitetin euroatlantik. Mua më ndanë diçka sa e thjeshtë për t’u kuptuar, më ndanë Shqipëria, si shembull i paqes dhe stabilitetit në rajon” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit