-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Lutet për Izraelin me foto nga Gaza”, Justin Biber kryqëzohet nga fansat

Kryesoret

Justin Bieber ka ngjallur reagime të ashpra pasi publikoi dhe më pas fshiu një postim “Lutuni për Izraelin” i cili në fakt përmbante një foto të shkatërrimit në Gaza.

Postimi, i shpërndarë disa ditë pas sulmit terrorist vdekjeprurës të Hamasit ndaj civilëve izraelitë, u hoq nga Instagram dhe u zëvendësua me të njëjtin mesazh pa foton e mëhershme.

“Të famshëm janë aq të paprekshëm sa është në të vërtetë e turpshme,” tha një përdorues i Twitter për gabimin.

“Një shembull tjetër i të famshmëve që nuk dinë absolutisht asgjë dhe ripostojnë gjënë e parë që shohin,” postoi një tjetër.

“Një kërkim i thjeshtë në Google mund ta shpëtonte atë nga ky siklet…,” ka shkruar një tjetër.

“Në vend që të nxitoni për të postuar në internet, ndoshta merrni disa minuta për të mësuar se çfarë po ndodh. Sidomos kur ke miliona fansa,” ka shkruar një përdorues i radhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit