-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbushet “Air Albania”, kombëtarja fillon nxemjen

Kryesoret

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.

Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.

22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel. Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë të gjithë duket se janë gati për të mbështetur kombëtaren.

Tanimë edhe në dhomat e zhveshjes ka mbaruar vendosja e bazës materiale, me futbollistët që pritet të mbërrijnë në stadium. Kuqezi, kjo do jetë veshja e Kombëtares për duelin e sotëm.

Vetëm pak minuta më parë, kuq e zintë tanë kanë zbritur në fushën e blertë të “Air Albania”, për të nisur nxemjen para sfidës ndaj Çekisë.

VIDEO/ UEFA “frikëson” Çekinë para ndeshjes me Shqipërinë

VIDEO/ Të gjithë të bashkuar për kombëtaren! Atmosfera në Tiranë para ndeshjes

VIDEO/ Gjithçka gati, fillon numërimi mbrapsht edhe në dhomat e zhveshjes

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit