-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Nisi flamurin “Autochthonous” në mes të Beogradit, Ballist Morina në “Air Albania”

Kryesoret

Sonte luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.

Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.

22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.

Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel.

Vetëm pak minuta më parë, kuq e zintë tanë kanë zbritur në fushën e blertë të “Air Albania”, për të nisur nxemjen para sfidës ndaj Çekisë.

I pranishëm në këtë stadium është edhe Ismail Morina ose i njohur ndryshe dhe si Ballist Morina, autori i gjestit të famshëm të ngritjes së dronit në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e vlefshme për Euro 2016, më 14 tetor 20214.

Droni i nisur nga morina paraqiste hartën e Shqipërisë etnike me dy figurat e rëndësishme të historisës së kombit tonë, Ismail Qemailin dhe Isa Boletinin.

Droni me flamurin pro-shqiptar bëri që lojtarët serbë të tensionohen dhe ta marrin atë. Por si kundërpërgjigje, lojtarët shqiptarë nuk e lanë ta merrnin duke e marrë ata në dorë. Më pas ndeshja vijoi me goditje nga të dyja palët derisa u ndërpre pasi tifozët serbë filluan t’i gjuanin lojtarët e kombëtares shqiptare.

Si reagim për këtë dhunë të ushtruar nga lojtarët dhe tifozët serbë, UEFA vendosi ta shpërblejë kombëtaren shqiptare duke i dhënë fitoren me rezultatin 0-3 në tavolinë dhe duke i hapur rrugë në kualifikimin e saj në “Euro 2016”.

Mbushet “Air Albania”, kombëtarja fillon nxemjen

VIDEO/ UEFA “frikëson” Çekinë para ndeshjes me Shqipërinë

VIDEO/ Të gjithë të bashkuar për kombëtaren! Atmosfera në Tiranë para ndeshjes

Shqipëri-Çeki, del formacioni zyrtar i kombëtares

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit