-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PS rrëzoi tre komisionet, opozita bllokoi foltoren/ Berisha: Popull, ngrihuni!

Kryesoret

Opozita e drejtuar nga Sali Berisha e votoi rezolutën për Kosovën, por në fund bllokoi foltoren e parlamentit duke kundërshtuar votimin e rendit të ditës të seancës së kaluar.

Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje popullit opozitar që të ngrihet një minutë e më parë kundër shumicës socialiste.

PS rrëzoi kërkesat për ngritjen e tre komisioneve hetimore që kërkoi grupi i Berishës për koncesionet në shëndetësi, sistemin TIMS dhe konfliktin e interesit.

“Kjo qeveri që qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjen, nuk respekton më asnjë lloj norme dhe parimi, institucional në parlament apo jashtë tij.

Koha po vjen për një përgjigje të fuqishme popullore, përndryshe unë ju garantoj se demokracia në Shqipëri është në grahmat e fundit të saj.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës, i cili i damkosur dhe i diskredituar në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtarë bën gjithçka për të mbajtur pushtetin e tij.

Edi Rama me aktet e tij, me vjedhjet monstruoze që ka bërë, aferat e mëdha që është implikuar, aferën McGonigal dhe lidhjet e tij patologjike me Aleksandër Vuçiç është pra një armik i të gjithë shqiptarëve.

Ndaj dhe jam këtu, për ti bërë thirrje popullit opozitar të ngrihemi një minutë e më parë kundër këtij regjimi, që nuk respekton, por shkelmon çdo ditë, liritë të drejtat e opozitës dhe qytetarëve në tërësi” tha ai.

Bylykbashi rikthehet në grupin e PD-së, Nikolla: Basha ka përjashtuar Bardhin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit