PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale të dobëta në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Për sa i përket temperaturave ato do të jenë relativisht të larta duke shënuar 27 °C në zonat e ulëta. Termometri do të shënojë 23 °C edhe në zonat malore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 17 / 25 °C
në vendet e ulëta: 13 / 27 °C
në vendet malore: 8 / 23 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.