Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës me dhjetëra shqiptarë me banim në Maqedoninë e Veriut po kalojnë për të ardhur drejt Tiranës e për të mbështetur kombëtaren në sfidën kundër Çekisë.
Tifozët e shumtë në numër shprehen entuziastë për një fitore të ekipit shqiptar, për të hapur rrugën drejt kualifikimit për në Europianin 2024 në Gjermani.
Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.
22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.
VIDEO/ Nga trojet drejt Tiranës, shqiptarët mblidhen sot për të mbështetur kombëtaren
Shqipëri-Çeki, Kurti: Me Jasharin drejt Tiranës, forca djema, europiani na pret!